Po vlon Zvicra për ndeshjen Shqipëri - Kosovë

Futboll

Po vlon Zvicra për ndeshjen Shqipëri - Kosovë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:38
Një foto e përbashkët

Miqësorja Kosovë – Shqipëri po afron. Interesimi i bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër, por edhe në shtetet tjera evropiane për këtë përballje është jashtëzakonisht i madh. Organizatorët e kësaj ndeshje kanë bërë me dije se deri më tash është shitur një numër i madh i biletave, por fatmirësisht të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj feste të futbollit ende mund ta sigurojnë një biletë për në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, sidomos në tribunat prapa portave, por vende të lira ka edhe në disa pjesë të tribunave qendrore. Ndeshja Kosovë – Shqipëri zhvillohet të martën në orën 20:00, derisa kapaciteti i stadiumit është rreth 30 mijë ulëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat