Donnarumma mund të qëndrojë, asnjë skuadër nuk e paguan çmimin e kërkuar nga Milani

Futboll

Donnarumma mund të qëndrojë, asnjë skuadër nuk e paguan çmimin e kërkuar nga Milani

Më: 28 maj 2018 Në ora: 00:38
Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Gianluigi Donnarumma thuhet se mund të qëndrojë në Milan, pasi asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë çmimin prej 70 milionë eurosh.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, nuk ka bërë asnjë sekret të faktit se ai do të donte të lëvizte klientin e tij këtë verë tek ndonjë klub i ri.

Me Rossonerët që do të sanksionoheshin nga UEFA mbi rregullat e Fair Play Financiar, pritej që Donnarumma të shitej për të balancuar librat.

Megjithatë, mediumi Corriere della Sera njofton se asnjë ekip nuk është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Kështu, portieri italian mund të mbetet në San Siro pasi Milani nuk do ta konsiderojë shitjen e tij për më pak se shifra e lartcekur.

Paris Saint-Germain ishte i interesuar për verën e kaluar për 19-vjeçarin, por ata duken të gatshëm të nënshkruajnë me Gianluigi Buffon në një transferim të lirë.

Edhe Real Madridi dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e Donnarummas.

Skuadra e madhe angleze thuhet se ka bërë ofertën prej 40 milionë eurosh për shërbimet e italianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat