Shtatë golashënuesit më të mirë në të gjitha garat nga top pesë ligat evropiane për sezonin 2017/18

Futboll

Shtatë golashënuesit më të mirë në të gjitha garat nga top pesë ligat evropiane për sezonin 2017/18

Më: 27 maj 2018 Në ora: 22:27
Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë ndaj Reds dhe kështu mbeti i dyti në listën e golashënuesve në top pesë ligat evropiane nëse mbledhim golat nga të gjitha garat me klubet.

Tani pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Ligës së Kampionëve, edhe zyrtarisht ka përfunduar sezoni 2017/18.

Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë ndaj Reds dhe kështu mbeti i dyti në listën e golashënuesve në top pesë ligat evropiane nëse mbledhim golat nga të gjitha garat me klubet.

Portugezi ka 44 gola me Real Madridin, një më pak se Lionel Messi.

Argjentinasi ka shënuar 34 gola në La Liga, gjashtë në Ligën e Kampionëve, katër në Kupën e Mbretit dhe një në Superkupën e Spanjës.

Aq sa CR7 ka dhe Mohames Salah me 44 gola, i cili ka shkëlqyer me Liverpoolin këtë sezon.

Pastaj me 41 gola vijnë Robert Lewandowski, Harry Kane dhe Ciro Immobile.

I shtati dhe i fundi është Edinson Cavani i Paris Saint Germainit me 40 gola sezonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat