Zyrtare: Ronaldo tregon se ku do të vazhdojë karrierën

Futboll

Zyrtare: Ronaldo tregon se ku do të vazhdojë karrierën

Më: 27 maj 2018 Në ora: 21:52
Cristiano Ronaldo

Real Madrid festoi titullin e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, të 13-in evropian të klubit, me tifozët e tyre në rrugët e kryeqytetit spanjoll të dielën në mbrëmje.

Festa filloi në orën 18:00 kur ekipi hipi në një autobus në Santiago Bernabeu për të filluar paradën e tyre të fitores. Ata pastaj u drejtuan tek Katedralja Almudena para se të mbërritën në Sallën e Qytetit, ku aty u mirëpritën nga presidenti i Madridit, Angel Garrido.

Në orën 19:15, kampionët evropianë ndaluan në sallën komunale të qytetit ku Manuela Carmena ishte duke pritur për t’i përshëndetur ata me një numër tifozësh të mbledhur në sheshim qendror të kryeqytetit.

Ronaldo mori vëmendjen e të gjithë, kur ai filloi të fliste për triumfin në Ligën e Kampionëve. Ai siguroi fansat se nuk do të largohet nga Reali.

“Faleminderit të gjithëve, shihemi vitin e ardhshëm”, tha fillimisht Ronaldo.

“Faleminderit që keni qenë këtu. Kemi shkruar historinë për ju që gjithmonë na përkrahët, është një moment i jashtëzakonshëm dhe ne jemi shumë të lumtur. Hala Madrid”, tha Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat