Dzeko: Të gjithë ishin kundër kalimit tim në Chelsea

Futboll

Dzeko: Të gjithë ishin kundër kalimit tim në Chelsea

Më: 27 maj 2018 Në ora: 19:02
Edin Dzeko

Sulmuesi i Romës ishte ndërlidhur me një kalim në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai mbeti në Itali

Edin Dzeko ka thënë se “askush” nuk i tha atij që ti bashkohet Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit, përfshijë edhe Romën që e bindën atë që të mos rikthehet në Premier Ligë.

Pasi që më parë kishte fituar titullin në Angli me skuadrën e Manchester Cityt, boshnjaku e kishte këtë mundësi ta bënte këtë me një skuadër tjetër por nuk e bëri.

“Chelsea është një sfidë e madhe për mua dhe e di që çfarë klubi është. Kam qenë në City dhe nuk isha gati për të kaluar në Chelsea. Askush nga të gjithë ata që kam biseduar nuk me ka sugjeruar që të shkojë tek kjo skuadër”.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, shumë lajme, të vërteta dhe të pavërteta u shkruan, gjithçka kalonte në kokën time, nuk kisha asgjë të qartë në atë kohë”.

Pasi që afati i transferëve është hapur edhe njëherë e ardhmja e Dzekos ka filluar që të diskutohet për një largim të tij nga Roma.

Ai ende nuk ka vendosur asgjë se ku do të luaj në sezonin 2018-19, edhe pse ka kontratë me italianët deri më 2020.

“Tani do të luaj dy ndeshje me Bosnjën dhe mandej të shohim se ku do të luaj”, ka shtuar në fund ai për Face TV derisa ka treguar se në rini e ka pasur ëndërr të luaj për Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat