Shifrat dhe faktet më kurioze nga finalja e Champions League…

Futboll

Shifrat dhe faktet më kurioze nga finalja e Champions League…

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:56
Gareth Bale

Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Liverpool në finalen e Champions League, të shtunën në “Olympic Stadium”, në një natë ku u thyen disa rekorde dhe u shënuan disa fakte kurioze. “Los Blancos” fitoi trofeun për herë të tretë radhazi, të katërtën në pesë vitet e fundit, me golin e Benzema dhe dy nga Gareth Bale, ndërsa Saido Mane realizoi golin e përkohshëm për Liverpool.

– Bale u bë futbollisti i parë në historinë 63-vjeçare të Champions League që shënon dy gola në finale duke e nisur ndeshjen ndaj stoli.

– Bale e shënoi golin e parë pas vetëm 2 minutash e 2 sekondash në fushën e lojës, goli i dytë më i shpejtë pas aktivizimit në finale, teksa rekordi mbahen nga Lars Ricken i Borussia Dortmund në finalen kundër Juventus.

– Zinedine Zidane bëhet trajneri i tretë në histori që ka fituar tre herë Champions League, duke imituar Bob Paisley (Liverpool) dhe Carlo Ancelotti (Milan dhe Real Madrid).

– Zidane bëhet trajneri i parë që e fiton tre herë radhazi Champions League. Real e ka fituar pesë herë radhazi këtë veprimtari, nga viti 1955 deri në vitin 1960, por trajnerët ishin të ndryshëm: Jose Villalonga Llorente (dy herë), Luis Carniglia (dy herë) dhe Miguel Munoz.

– Ajax (1971-73) dhe Bayern Munich (1974-76) kanë fituar tre herë radhazi Champions League, por me trajnerë të ndryshëm.

– Zidane ka fituar nëntë trofe, që kur mori drejtimin e Madrid në janar 2016. Ai ka fituar tre herë Champions League, dy herë Botërorin për Klube, 2 herë Superkupën e Europës, 1 herë Superkupën e Spanjës dhe 1 herë titullin në La Liga. Ai ka fituar një trofe çdo 17 ndeshje.

– Ndryshe nga Zidane, Klopp nuk ka fituar asgjë trofe që kur ka marrë drejtimin e Liverpool në tetor 2015.

– Klopp ka humbur gjashtë nga shtatë finalet si trajner gjatë karrierës me Borussia Dortmund dhe Liverpool. Ai ka humbur dy herë Kupën e Gjermanisë, dy herë finalen e Champions League, një herë finalen e Kupës së Ligës dhe një herë finalen e Europa League.

– Skuadrat angleze ka humbur në shtatë finalet e fundit kundër kundërshtarëve spanjollë në Kupa e Europës.

– Formacioni i Klopp në finalen kundër Real e kishte mesataren e moshës 26 vjeç e 170 ditë, më i vogli që kur një tjetër ekip i drejtuar nga gjermani, Borussia Dortmund u mposht në finalen e vitit 2013 nga Bayern Munich.

– Me aktivizimin e tij Trent Alexander-Arnold u bë anglezi i tretë që luan një finale të Kupave të Europës ende pa mbushur 20 vjeç. Dy të tjerët kanë qenë Brian Kidd i Manchester United në vitin 1968 dhe Gary Mills i Nottingham Forest në vitin 1980.

– Me golin e shënuar ndaj Real, i dhjeti në këtë edicion të Champions, Saido Mane barazoi Firmino dhe Salah, shokët e ekipit që kanë shënuar gjithashtu 10 gola. Kurrë nuk kishte ndodhur në historinë e Champions që tre futbollisti nga i njëjti ekip të arrinin këtë shifër.

– Mane u bë afrikani i parë që shënon në finalen e Champions League, që pas Didier Drogba i Chelsea në vitin 2012 kundër Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat