Prishtina fituese e Kupës së Kosovës

Futboll

Prishtina fituese e Kupës së Kosovës

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:44
Prishtina

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina me penallti e mundi me rezultat 5:4 rivalin e vjetër Vëllaznimin e Gjakovës, në finalen që u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ballafaqimi mes Vëllaznimit nga Gjakova dhe Prishtinës përfundojë me rezultat 1:1 në kohën e rregullt, po ashtu i njëjti rezultat mbeti edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta dhe me penallti ngadhënjeu Prishtina. Të parët në epërsi erdhën futbollistët e Prishtinës pikërisht në minutën e 24-të, kur Bozhoviç harkon në zonë dhe Khalid me kokë shënon për 1:0. Në pjesën e dytë, gjakovarët dëshmuan formë të mirë dhe përveç që një herë dridhen shtyllën edhe shënuan.

Në minutën e 62-të, Asare gjuan me kokë, por shtylla shpëton portën e portierit të Prishtinës, Visar Bekaj.  Egzon Gashi harkon në zonë, Bekaj i pasigurt, nga afër shënon Dardan Rogova dhe 1:1. Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, u vërejt një lodhje e futbollistëve të dyja skuadrat. Ajo që zhgënjeu më së shumti, ishte një numër i vogël shikuesish në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Nga penalltitë shënuan: Lekë Vula, Egzon Gashi, Jeton Dushi, Besnik Krasniqi dhe dështon Yll Myrtaj (qëllon tërthorësen), kurse për Prishtinën realizuan: Diar Miftaraj, Drazho Bozhoviq, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti dhe Arbër Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat