Ronaldo zbulon gjithçka për të ardhmen

Futboll

Ronaldo zbulon gjithçka për të ardhmen

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:13
Cristiano Ronaldo

E ardhmja e Cristiano Ronaldo mbetet në dyshim gjithnjë e më shumë.

Ylli portugez është i pakënaqur me kontratën e tij dhe me faktin se Messi e Neymar paguhen më shumë se ai.

Ronaldo në një deklaratë për Sky Sport ka thënë se paraja nuk është gjithçka për të por do të shqyrtoj të ardhmen.

Ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të bëjë publike diçka të veçantë.

“Unë fola kur nuk duhet të kisha bërë, por diçka do të ndodhte. Nuk ishte koha e duhur, por isha i ndershëm”.

“Në këtë javë unë do të them diçka sepse tifozët gjithmonë më kanë mbështetur mua dhe janë në zemrën time. Unë nuk flas shumë, por kur flas, flas”.

“Natyrisht kam diçka për të thënë, por nuk ishte koha e duhur, edhe pse nuk më vjen keq, sepse isha i ndershëm. Unë kam mbajtur me vete këtë, por pastaj nuk mund ta kontrolloja veten”.

“Ky problem ka ardhur për një kohë të gjatë. Paraja nuk është problemi”.

“Kam fituar pesë Ligat e Kampionëve, pesë Topa të Artë. Jam tashmë në histori, por tani edhe më shumë”.

“Nuk shqetësohem sepse e di se çfarë i jap këtij klubi. Nuk dua ta fshij këtë moment të veçantë me shokët e ekipit tim, të cilët janë kampionë të vërtetë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat