Kryeziu e Domgjoni me Zurich-un fitojnë Kupën e Zvicrës

Futboll

Kryeziu e Domgjoni me Zurich-un fitojnë Kupën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2018 Në ora: 16:40
Kryeziu e Domgjoni me Zurich-un fitojnë Kupën e Zvicrës

Sukses i madh për shqiptarët Mirlind Kryeziun dhe Toni Domgjonin. Zurich është fitues i Kupës së Zvicrës, pasi që në finale e mposhti me rezultat 2:1 kampionin e ri Young Boysin, në takimin që u zhvillua në “Stade de Suisse” në Bernë, ku ishin të pranishëm 30.000 mijë shikues. Zurich-u udhëhoqi me rezultat 2:0 duke iu falënderuar golave të futbollistëve Frey (11’) Marchesano (74’) dhe për Young Boysin realizoi Sulejmani (80’). Kryeziu e Domgjoni luajtën standardë për Zurich-un, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të Kryeziu në çastet e fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat