Kërkon falje për gafat e tij!

Futboll

Kërkon falje për gafat e tij!

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:30
Loris Karius

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, ka qenë protagonist me gafat e tij në finalen e Champions League. Dy gabimet e tij ishin fatale në humbjen e Liverpoolit me rezultat 3:1 nga Real Madridi. Pas ndeshjes, portieri i Liverpoolit i ka kërkuar falje tifozëve të tij. “Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë.

I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës.

Nëse do të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë. Ndihem shumë keq, pasi e di që i lashë në baltë në këtë finale, në këtë ndeshje të madhe. Por kjo është jeta e një portieri, tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara”, tha Karius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat