Mehmedi nuk arrin ta kalojë lëndimin, mbetet jashtë botërorit Rusia 2018

Futboll

Mehmedi nuk arrin ta kalojë lëndimin, mbetet jashtë botërorit Rusia 2018

Më: 27 maj 2018 Në ora: 14:55
Admir Mehmedi

Admir Mehmedi nuk ia ka dalë ta kaloj me sukses lëndimin e pësuar javë më parë.

Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në kampionatin gjerman me Wolfsburgun është futur në listën e Përfaqësueses së Zvicrës.

Trajneri Vladimir Petkovic e kishte futur në listën e gjerë por që nuk do ta ftojë edhe në listën finale.

Mehmedi nuk ka arritur ta kalojë me sukses lëndimin dhe kësisoj do të mbetet jashtë botërorit.

Admir Mehmedi gjatë një ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës. 

“Është një vendim i kokës pasi zemra më thoshte se duhej të isha në botëror”.

“Unë mendova se nuk do të mund ta ndihmoja dot skuadrën për t’i arritur objektivat”, u shpreh Mehmedi.

Në kampionatin botëror, Zvicra do të jetë në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Mehmedi ka luajtur edhe më parë në Kampionatin botëror me Zvicrën por edhe në Euro 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat