Hamsik: Ancelotti më ka telefonuar për të qëndruar, dua të shkoj në Kinë

Futboll

Hamsik: Ancelotti më ka telefonuar për të qëndruar, dua të shkoj në Kinë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:27
Marek Hamsik

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, ka deklaruar sot se ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen. Kapiteni shprehet se ka marrë një telefonatë nga trajneri i ardhshëm Carlo Ancelotti, që i ka shprehur besimin e tij dhe i ka kërkuar të qëndrojë, por kjo mund të mos mjaftojë. Në një intervistë të dhënë për mediat sllovake, lojtari që është bërë edhe golashënuesi më i mirë i historisë së Napolit, pranon se e ardhmja e tij është ende një dilemë për të.

Hamsik ka marrë një ofërte të mirë nga Kina, nga e cila mund të përfitojë 10 milionë euro për sezon. “Unë jam ende një lojtar i Napolit. Kam marrë edhe një telefonatë nga Ancelotti, që më ka kërkuar të qëndrojë, por nuk e mohoj që transferimi në Kinë më tundon shumë. Megjithatë, do t’ia lë kohës të vendosë. Në Kinë kam qenë vetëm një herë, kur luajta në Superkupë, por në jetë duhet t’i provojmë të gjitha”, u shpreh mesfushori Marek Hamsik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat