Surpriza Wenger, trajneri drejt transferimit në Japoni pas 22 vitesh

Futboll

Surpriza Wenger, trajneri drejt transferimit në Japoni pas 22 vitesh

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:09
Arsene Wenger

Arsene Wenger po merr në konsideratë rikthimin në Japoni, për të vijuar karrierën e tij si trajner. 68-vjeçari, që u largua nga Arsenali pas më shumë se dy dekadash, duke i lënë vendin Unai Emery, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli. Ofertat në adresë të trajnerit francez nuk kanë munguar , në Europë dhe Amerikë, por Wenger ka marrë në konsideratë edhe idenë për t’u rikthyer në Japoni. Në këtë shtet ai ka punuar si trajner në vitet 1995-1996, te skuadra e Nagoya Grampus Eight, para se të kalonte te “topçinjtë”.

Wenger, gjatë 2 viteve në Japoni, mësoi gjuhën dhe kulturën e këtij vendi, ku donte të qëndronte gjatë, por më pas e bindën që të rikthehej në Europë, për të drejtuar Arsenalin. Kalimi i një tjetër ylli të futbollit botëror si Andres Iniesta në Japoni mund ta bindë trajnerin francez të ndjekë të njëjtën rrugë. Por duket se trajneri është në pritje të një oferte të mirë dhe nuk do ta refuzonte atë nëse ajo do të vintë nga Japonia, ku ai ka lënë kujtime të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat