Shqiptari nga Kosova referon në takimin Itali-Arabi Saudite dhe Shqipëri-Kosovë

Futboll

Shqiptari nga Kosova referon në takimin Itali-Arabi Saudite dhe Shqipëri-Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:53
Bekim Zogaj

Gjatë javës do të zhvillohen ndeshjet miqësore të kombëtareve të ndryshme, disa testojnë futbollistët para Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

Gjyqtari i mirënjohur shqiptar, Bekim Zogaj, që jeton e vepron në Zvicër, është asistent në ballafaqimin miqësor mes Italisë dhe Arabisë Saudite, e cila zhvillohet me 28 maj (20.45).

Në ndeshjen Itali – Arabi Saudite, gjyqtarë janë: Sandro Schärer, Stephan De Almeida dhe Bekim Zogaj. Ndërkaq, në ndeshjen Shqipëri-Kosovë, që luhet me 29 maj (20.00) në Zurich, Zogaj është caktuar si gjyqtari i katërt.

Zogaj me prejardhje nga Kosova është gjyqtari më i mirë shqiptarë dhe referon në garat e ndryshme që organizohen nga UEFA e FIFA, si dhe në elitën e futbollit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat