Finalja e sotme e Kupës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, statistikat!

Futboll

Finalja e sotme e Kupës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, statistikat!

Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:20
Pamje nga një stërvitje e Prishtinës

Prishtina ka siguruar Evropën dhe nesër do të zhvilloj ndeshjen e fundit për sezonin 2017/18. Ndeshje kjo e vlefshme për trofeun e Kupës së Republikës tani e sponsorizuar nga “Digitalb”.

Nga viti 1992, Prishtina për herë të 9-të është kualifikuar në finale, ndërsa e kërkon trofeun e 6-të, raporton faqja e klubit të futbollit Prishtina.

Skuadra do të ketë mungesë kapitenin Armend Dallku dhe zëvendëskapitenin Debatik Curri – të dy këta të ndëshkuar me kartonë të kuq në ndeshjen e fundit kampionale. Kurse mungon edhe mesfushori Shqiprim Taipi me kartonë të verdhë pas ndeshjes gjysmëfinale. Mungojnë edhe Lorik Boshnjaku e Mentor Mazrekaj që nuk janë ende të gatshëm nga lëndimet.

Por, të gjithë futbollistët e gatshëm janë të vetëdijshëm se me trofeun e Kupës do të shkruhen emrat e tyre me shkronjat e arta të historisë së klubit dhe motivim më të madh se kaç nuk ka.

Ndërsa kjo do të jetë përballja e 4-të me Vëllaznimin në këtë edicion, skuadër kjo që në mesjavë ra nga Superliga, por Prishtinës i ka shkaktuar shumë probleme duke luajtur dy herë baras (në Gjakovë 0:0 dhe në Pejë 2:2) ndërsa një ndeshje e ka fituar Prishtina (në Drenas 1:0).

Finalja e Kupës

Vëllaznimi – Prishtina

E diel, 27 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Adem Jashari”, Mitrovicë

“Mbarojmë njëherë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës e cila është një ndeshje, për mua dhe gjithë skuadrën, shumë e rëndësishme, pavarësisht se Evropa është e siguruar. Dhe pastaj do të bisedoj me presidentin për vazhdimësinë. Të them të drejtën neve na intereson fitimi i Kupës, sepse fundi i fundit është një trofe për t’u fituar. Nuk do të thotë që luajmë me një skuadër që para pak ditësh ra nga Superliga, sepse edhe ajo skuadër do të vijë të luaj dhe ka qëllimet e veta dhe mua këso situata më kanë qëlluar edhe më përpara dhe ka ardhur puna që skuadra që nuk ishte favorite e ka fituar Kupën. Kupa është një kompeticion që luhet 50-50. Unë ua bëra të qartë lojtarëve që gjithsecilit që nuk varet e ardhmja e tyre nga ndeshja e Kupës, sepse fundja e fundit gjithsecili nga ta e ka treguar se çfarë ka qenë deri tani. Pra, do të luajmë pa e menduar presionin e finales, duhet të luajnë futbollin që dinë. Gjithashtu edhe ekipi i Vëllaznimit do të vije të luaj futboll të cilin neve na e ka treguar në dy ndeshjet që unë kam drejtuar skuadrën me të cilën kemi dalë barazim dhe që ishin ndeshje që ne na kanë kushtuar shumë”, ka thënë për ndeshjen e sotme finale, kryetrajneri i Prishtinës Mirel Josa.

“Unë deri tashti jam shumë i kënaqur qoftë me mënyrën se si klubi funksionon. Klubi duhet të ketë objektiva për vitin që vjen. Do të vendosen termat e kontratës, kohëzgjatja etj, etj. Edhe do të vazhdojmë punën, por nuk do të më interesoj më tepër përfaqësimi i skuadrës në Evropë, por më intereson që të ndërtojmë një skuadër e cila Evropa t’i shërbej si konsolidim për fillimin e kampionatit dhe për vazhdimin e kampionatit tjetër”, ka potencuar fuqishëm vazhdimin me Prishtinës edhe më tutje, kryetrajneri, Josa.    

Statistikat:

Prishtina dhe Vëllaznimi në vitet e ishë-Jugosllavisë sëbashku edhe me Trepçën e Lirinë janë konsideruar “4-shja” e madhe e futbollit të Kosovës. Por, nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, gjakovarët përveç një trofeu të Kupës nga 4 finale sa do të luajnë, nuk kanë titulli kampionati ndryshe prej Prishtinës që i ka 10 tituj, 5 Kupa dhe tani 9 finale të luajtura.

Oor, Prishtina dhe Vëllaznimi janë ndeshur në tre raste për trofe. Nëpër djerrina më 1993/94 Prishtina e kishte mposhtur në finale të Kupës Vëllaznimin 1:0 (Kushtrim Munishi realizator), por edhe në finalen e play-offit për titullin e kampionit më 1996 meqë rast Prishtina kishte triumfuar. Edhe në edicionin 2007/08, dy skuadrat ishin ndjekur për titull, por në fund Prishtina kishte triumfuar.

Sidoqoftë, skuadra nga Gjakova ka qenë dhe mbetët ndër rivalët më të respektuar të Prishtinës. Por, nga 40 përballjet e pasluftës, Prishtina ka larg bilanc më të mirë prej 20 fitoreve e 13 barazime dhe veç 7 humbje me golldallim +35, 64:29. Po ashtu Vëllaznimi për fitore nuk din nga viti 2010, plotë 8 vite dhe plotë 16 ndeshje rresht ku ka arritur vetëm 5 barazime e 11 humbje.

Përballjet e skuadrave nga paslufta më 1999:

1999/00:

Vëllaznimi – Prishtina 1:0 (0:0) Luan Tabaku 68’

Prishtina - Vëllaznimi 1:2 (0:0) Kushtrim Munishi 56’ – Arbër Zhubi 79’, Florim Glloxhani 81’

2000/01:

Prishtina - Vëllaznimi 3:0 (2:0) Burim Berisha 31’, Sheremet Isufi 36’, Malsor Gjonbalaj 88’

Vëllaznimi – Prishtina 0:0

2002/03:

Prishtina – Vëllaznimi 0:1 (0:0) Luan Tabaku 60’

Vëllaznimi - Prishtina 1:0 (0:0) Arben Fazlija 82’

2003/04:

Prishtina – Vëllaznimi 3:1 (2:1) Besnik Kollari 10’, Sheremet Isufi 18’, Labinot Demolli 78’ – Labinot Efendija 34’

Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (2:0) Samir Kastrati 16’, 31’ – Uliks Emra 78’

2004/05:

Prishtina – Vëllaznimi 1:1 (1:1) Adnan Haliti 23’ – Arber Zhubi 33’

Vëllaznimi – Prishtina 0:0

Prishtina – Vëllaznimi 0:0

Vëllaznimi – Prishtina 1:1 (0:0) Artan Lama 55’ – Mervan Hoxha 70’

2005/06:

Prishtina – Vëllaznimi 0:0

Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:0) Arben Zhjeqi 79’

2006/07:

Vëllaznimi - Prishtina 0:3 (0:0) Nikollë Dushi 50’, Uliks Emra 66’, Artan Krasniqi 85’

Prishtina- Vëllaznimi 1:0 (0:0) Uliks Emra 90+3’

2007/08:

Vëllaznimi - Prishtina 0:2 (0:1) Visar Berisha 16’, Isuf Llumnica 75’

Prishtina – Vëllaznimi 4:3 (1:2) Visar Berisha 20’, Isuf Llumnica 52’, 75’, Enis Fetahu 60’ – Uliks Emra 7’, Ismet Ramushi 41’, Labinot Efendija 85’

Superkupa Prishtinë Prishtina – Vëllaznimi 1:0 (1:0) Berat Hyseni 27’

2008/09:

Vëllaznimi - Prishtina 0:2 (0:1) Berat Hyseni 45’, 66’

Prishtina – Vëllaznimi 2:2 (0:2) Berat Hyseni 56’, Suad Saliagiq 86’ – Robert Gjeraj 7’, Alban Dylazeka 12’

2009/10:

Prishtina – Vëllaznimi 0:0

Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (0:1) Robert Gjeraj 52’, Alban Dylazeka 58’ – Suad Saliagiq 42’

Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (1:0) Robert Gjeraj 16’, Dardan Rogova 53’ – Agron Skeraj 85’

2010/11:

Prishtina – Vëllaznimi 3:2 (1:1) Taulant Dajaku 22’, Shemsi Osmani 63’, Suad Saliagiq 90’ – Virtyt Hashani 8’, Atdhe Gashi 50’

Vëllaznimi – Prishtina 0:2 (0:0) /0:3/ p.f. u ndërpe min. 65 Astrit Fazliu 54’, 62’

Prishtina – Vëllaznimi 5:0 (2:0) Shemsi Osmani 17’, Suad Saliagiq 26’, Azem Ahmeti 75’, Faton Zejnullahu 79’, Behar Maliqi 90’

2011/12:

Vëllaznimi - Prishtina 2:2 (1:1) Fatih Karahoda 4’, Fisnik Papuqi 53’ - Qendrim Sejdiu 20’, Ilir Berisha 65’

Prishtina – Vëllaznimi 4:1 (3:0) Elhami Berisha 7’, 48’, Behar Maliqi 21’, Faton Zejnullahu 22’ - Fisnik Papuqi 87’

Prishtina – Vëllaznimi 4:2 (3:1) Azem Ahmeti 20’, Mentor Mazrekaj 31’, Astrit Fazliu 35’, Liridon Latifi 47’ – Agron Skeraj 24’, Fatih Karahoda 80’

2012/13:

Prishtina - Vëllaznimi 2:0 (0:0) Florim Bërbatovci 64’, Behar Maliqi 86’

Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:0) Liridon Kukaj 86’

Prishtina – Vëllaznimi 5:0 (1:0) Astrit Fazliu 3’, Liridon Latifi 58’, Florim Bërbatovci 74’, 90’, Mentor Mazrekaj 87’

2014/15:

Prishtina – Vëllaznimi 1:1 (0:1) Mentor Zhdrella 72’ (pen) – Valon Kasapi 18’ (pen)

Vëllaznimi – Prishtina 0:2 (0:0) Bashkim Shala 76’, Shend Kelmendi 89’

Prishtina – Vëllaznimi 0:0

2016/17:

1/8 e Kupës: Vëllaznimi – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Leci 7’(p)

2017/18:

Prishtina – Vëllaznimi 1:0 Armend Dallku 90+1’

Vëllaznimi – Prishtina 0:0

Prishtina – Vëllaznimi 2:2 (0:0) Gauthier Mankenda 47’, Ergyn Ahmeti 86’ – Besnik Krasniqi (p) 90+1, Lekë Vula 90+3'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat