Edhe Bale kërcënon me largim: I zhgënjyer nga Zidane, dua të luaj më shumë

Futboll

Edhe Bale kërcënon me largim: I zhgënjyer nga Zidane, dua të luaj më shumë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:31
Gareth Bale

“Goli i parë që realizova në finalen e Champions është padyshim goli më i bukur i karrierës time”, ka deklaruar Gareth Bale, protagonist i fitores së Real Madrid në finalen ndaj Liverpool (“merengues” fituan 3-1, me një dygolësh te uellsianit). Por kjo mbrëmje magjike nuk e ka kënaqur aspak sulmuesin 29-vjeçar, madje ai ka qenë i zhgënjyer, pasi priste të luante titullar, ndërsa Zidane e la në stol. “Mendoj se e meritoja të isha në fushë nga minuta e parë. Ndaj doja që t’i tregoja të gjithëve se jam i aftë të shënoj dhe të jem vendimtar, ashtu si dhe ndodhi”, tha Bale.

“Jam i kënaqur me fitoren, por nëse nuk luaj shpesh do të shoh alternativa të tjera për të ardhmen time. Ishte një sezon i mirë, por do të dëshiroja të luaja më shumë. Nuk e di se cila do të jetë e rdhmja ime, do të flas me menaxherin tim dhe do të disktuojmë se cila është mundësia më e mirë për mua. Unë kam nevojë të luaj. Pas dëmtimit kam qenë në formë dhe këtë gjë e kam treguar, ndaj dua një skuadër dhe një trajner që të më besojë në të ardhmen”, u shpreh sulmuesi uellsian Gareth Bale, që ka realizuar 3 gola në karrierën e tij në finalet e Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat