Manchester United gjen portierin e ri

Futboll

Manchester United gjen portierin e ri

Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:01
Sergio Romero

Jose Mourinho duket se nuk do të ketë më në dispozicion sezonin e ardhshëm portierin argjentinas Sergio Romero, që gjatë gjithë këtyre viteve ka qëndruar në stol, duke qenë zëvendësi i David De Gea.

 Për këtë arsye, trajneri portugez ka piketuar portierin e kombëtares britanike Joe Hart si zëvendësuesin e tij, për ta sjellë në “Old Trafford” dhe për të luajtur detyrën e “portierit të dytë”. Hart, 31 vjeç, nuk ka kaluar një sezon të mirë te skuadra e Ëest Ham, duke qenë shpesh në stol, madje duke humbur edhe vendin në kombëtaren.

Portieri britanik ka humbur shkëlqimin e dikurshëm që kur prishi marrëdhëniet me trajnerin Pep Guardiola te Manchester City, që e la në stol dy sezone më parë, duke e detyruar të largohet, fillimisht në Torino e më pas te Ëest Ham. Por duket se aventura e Joe Hart te “Hammers” nuk do të zgjasë shumë, ndaj është gati të rikthehet në Manchester, këtë herë tek skuadra e United, ku sërish pritet të përfundojë në stol dhe do të luajë shumë pak. Por Hart ka edhe dfisa oferta të tjera, si nga Southampton apo WBA, që janë gati ta marrin portierin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat