Bale kritikon Zidanen: E meritoja të luaja nga fillimi

Futboll

Bale kritikon Zidanen: E meritoja të luaja nga fillimi

Më: 27 maj 2018 Në ora: 09:11
Gareth Bale

Menjëherë pas ndeshjes ai i ka lëshuar mesazh të qartë edhe trajnerit të tij, Zidane.

Gareth Bale është dëshpëruar që s’ka luajtur nga minuta e parë ndaj Realit.

Ai thotë se e meritonte të luante nga fillimi.

“Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli”, deklaroi Bale.

“Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë”.

“Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajner që i bën vendimet”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat