Sot finalja e Kupës së Kosovës

Futboll

Sot finalja e Kupës së Kosovës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 07:35
Finalja e kaluar

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Ndeshja luhet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe fillon nga ora 16:00.

Të dy këto skuadra e kanë arritur edhe më herët këtë trofe, Prishtina është rekordmene me 5 kupa të fituara, ndërsa Vëllaznimi e ka fituar këtë kupë vetëm një herë.

Ja lista e plotë e skuadrave me trofetë e Kupës së Kosovës të fituara.

Prishtina – 5 herë (1993/84, 1994/95, 2005/06, 2012/13, dhe 2015/16)

Besa 3 herë(2004/05, 2010/11 dhe 2016/17)

Flmurtari 2 herë (1992/93, 1995/96)

Feronikeli 2 herë (2013/14, 2015/15).

Ndërsa këtë kupë nga një herë e kanë fituar skuadra si, Gjilani, Trepça 89, Vëllaznimi, Besiana, Kek-u, Drita, Hysi, Kosova e Prishtinës, 2 Korriku, dhe Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat