Nëse sonte Reali e fiton Champions Ligën, Ronaldo do ta barazonte Barcelonën me tituj

Futboll

Nëse sonte Reali e fiton Champions Ligën, Ronaldo do ta barazonte Barcelonën me tituj

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:29
Cristiano Ronaldo

Barazimi personal i trofeve të Champions Leagues me ekipe si Bayerni, Barcelona e Liverpooli dhe thyerja e rekordit që e vendosi vetë sa i përket golave të shënuar në një sezon të vetëm në Champions League janë dy objektivat e Cristianos për finalen e sontme ndaj Liverpoolit.

Një fitore e Real Madridit do të bënte që Ronaldon të barazojë individualisht Barcelonen, Bayernin dhe Liverpoolin për sa i përket trofeve të fituar në Champions League. Milani (7) dhe Reali (13) do të ishin skuadrat e vetme me më shumë Champions Leagues sesa 33-vjeçari.

Një tjetër sfidë me të cilën përballet Cristiano në kryeqytetin e Ukrainës është tejkalimi apo thyerja rekordin e tij sa i përket golave të shënuar në një sezon të vetëm të Champions Leagues. Rekordi i portugezit aktualisht qëndron në 17 gola të shënuar në sezonin 2013/14.

Deri me tani në këtë sezon, Portugezi ka shënuar 15 gola. Kështu që i nevojitet një hat-trick për ta tejkaluar rekordin e tij. Sidoqoftë, ylli portugez është i përcaktuar të jetë për të 7-tën here rradhazi golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat