Merkatoja e Milanit nuk do të bllokohet

Futboll

Merkatoja e Milanit nuk do të bllokohet

Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:29
Fassone

AC Milan janë në vështirësi të mëdha pasi Uefa ka refuzuar propozimin e tyre të Marrëveshjes.

Ndërsa Fassone ka deklaruar se me apo pa Europa League, Milani do të bëjë disa transferime të rëndësishme.

"Me ose apo Europa League, Milan do të bëjë merkato, por me 20 milion euro  buxhet më pak se ç‘ishte llogaritur”, deklaroi Fassone.

Ndërsa ai foli më tutje rreth lojtarëve të cilëve do të vijnë në San Siro.

“Për arsye teknike këtë verë nuk do të vijnë dhjetë lojtarë të tjerë si verën e kaluar. Klubi u rinis vitin e kaluar dhe këtë vit do të konsolidohet si ekip. Do të vijnë vetëm 2-3 lojtarë që do futen në role kyçe (një mesfushor, një sulmues krahu dhe një sulmues qendre). Gjithsesi pritet një përgjigje nga Nyon për të vazhduar”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat