Plani i Milanit mund të mos funksionojë

Futboll

Plani i Milanit mund të mos funksionojë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:18
Milan

Është vështirë, shumë vështirë.

Kështu sjell Gazzetta dello Sport lajmin e sotëm për Milan. Ka pesimizëm në klub dhe ketë herë rrezikojnë vërtetë Evropën.

Strategjia mbrojtëse e rosonerëve është ndarja e palëve të Yonghong Li, nga njëri krahë dhe Milanin në krahin tjetër. Por taktika nuk duket funksionuese.

UEFA i lidhi vendimet e saj me misteret që qarkullojnë me Mister Li, prej të cilit njihet akoma pak. Do të jetë e vështirë të integrosh skedën personale dhe pasurinë e pronarit rosoner.

Milan kërkon të tregojë që pavarësisht mistereve që i ndodhin presidentit, si klub kanë llogari transparente dhe me akses të thjeshtë.

Klubi kërkon qe investigimet dhe vlerësimet të bëhen për shkeljet që ka bere klubi rosoner AC Milan, e jo çfarë mund të ketë vetë presidenti në mënyrë të pavarur, ashtu siç ka ndodhur nga PSG e deri tek Interi.

Por plani rosoner nuk duket se do të bindë bordin evropian. Sipas Milani-t është e padrejte të dënosh klubin për diçka që ka bërë pronari në pavarësi. Por për UEFA-n te dy palët kanë të njëjtën fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat