Donnarumma do të qëndrojë, Raiola e shtyn për tjetër vend

Futboll

Donnarumma do të qëndrojë, Raiola e shtyn për tjetër vend

Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:04
Donnarumma

E njëjta histori, i njëjti vend, i njëjti protagonist.

Siç shkruan dhe Tuttosport sot, kanë kaluar gati 12 muaj nga 'filmi' i fundit, por duket sikur Donnarumma ka ngelur akoma në të njëjtën situate. E vetmja gjë që ka ndryshuar është kontrata e tij prej 6 milion eurosh.

Gjithsesi, gati çdo gjë është akoma njësoj, raporti me tifozët nuk është përmirësuar dhe ndoshta është bërë akoma më problematik.

 E ardhmja e tij? Gjithnjë e më shumë e paqartë. Palët kanë vizione të ndryshme (lojtari, menaxheri dhe klubi), Gigio qëndron me shumë dëshirë tek Milan, gjendet mirë në ato ngjyra dhe do të vazhdojë gjatë, agjenti i tij, i njohuri Mino Raiola do bënte gjithçka për ta larguar nga Milano.

Ndërsa Milan nga njëra ane duan ta mbajnë duke i dhënë Gattusos zgjedhjen e portës, por nga ana tjeter e dinë shumë mirë që shitja e tij sjell bilanca pozitive ne financë.

Në Milano kanë shumë dilema, por do te vijë dita qe do te duhen të përballen përfundimisht me këtë çështje, ndërsa për momentin çdo gjë është në mjegull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat