Ylli i Liverpool-it lojtari më i shpejtë në Champions League

Futboll

Ylli i Liverpool-it lojtari më i shpejtë në Champions League

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:46
Champions League

UEFA zgjedh lojtarin më të shpejtë të Champions Leagues.

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, njihet për shpejtësinë e tij, kështu që nuk është një surprizë që ai është renditur i pari në listën e lojtarëve më të shpejtë të këtij edicioni të Champions League.

Egjiptiani këmbëshpejtë është arma më vrasëse e kundërsulmeve të skuadrës së Klopp. Shpejtësia maksimale e regjistruar nga ai në Champions ka qenë 33.8 km/h.

Pas tij vijnë sulmuesi i United, Marcus Rashford (33.5 km/h) dhe mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker (33.3), i cili e ndan vendin e tretë me Ousmane Dembele.

Salah ka shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet dhe do të shpresojë të gjejë rrjetën edhe të shtunën në mbrëmje kundër Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat