Sarri e do Higuanin te Chelsea

Futboll

Sarri e do Higuanin te Chelsea

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:03
Maurizio Sarri

E ardhmja e Maurizio Sarri do të jetë në Angli, konkretisht në Londër.

Chelsea është i gatshëm t’ia besojë stolin sa më shpejt. Kjo varet nga zgjidhja e kontratës me Antonio Conte. “Blues” duken të gatshëm të paguajnë klauzolën e 8 milionë eurove te Napoli, për të marrë trajnerin toskan.

Sarri është aktualisht me pushime në Capri, një peizazh piktoresk, ku ka filluar të përvijojë strategjitë e para të merkatos, përforcimet e duhura, për t’ia kërkuar Roman Abramovich. Siç është raportuar nga “Tuttosport”, emri-ëndërr i trajnerit Sarri është shumë i veçantë: Gonzalo Higuain.

Sulmuesin argjentinas, ai e ka trajnuar te Napoli vetëm në sezonin 2015-2016, më i miri i karrierës së “Pipita”, me 36 gola në kampionat, një shifër që e lejoi atë të transferohej për një shifër rekord te bardhezinjtë.  Pra, erdhi ndarja e papritur, por nuk ka ndryshuar respekti i ndërsjellë, pavarësisht nga shkuarja e argjentinasit te Juventusi.

Për të gjitha këto arsye, është e arsyeshme të pritet vullneti i një ribashkimi në Londër, duke pasur parasysh se në Torino kjo mundësi ishte hedhur poshtë apriori. “Blues” mund të luajnë kartën “Alvaro Morata”, ish-sulmuesin e Juventusit, që do ta kishte një rikthim, pas përvojës pozitive nga viti 2014 në 2016, para se të kthehej në klubin amtar të Real Madridit.

Dhe në këtë kuptim shkon takimi i fundit mes Paratici, Morata dhe agjentit të tij. Më e komplikuar duket situata për Sarrin, që të bëjë Pazar te ish-Napoli i tij. Hysaj, Koulibaly dhe Zielinski kanë dispozita të larta, që përfshijnë një shpenzim total prej 215 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat