“Emery t’a harrojë titullin me Arsenalin”

Futboll

“Emery t’a harrojë titullin me Arsenalin”

Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:54
Unai Emery

Unai Emery nuk do të fitojë titull të Premier Ligës me Arsenal derisa rivalët e tyre vazhdojnë të shpenzojnë shumë para për lojtarë, thotë legjenda e Arsenalit Ray Parlour.

Spanjolli ka pasur sezone të mira në Sevilla dhe Paris Saint – Germain, por Parlour ka frikë që trofeu më i madh në Angli është shumë larg Arsenalit për shkak se ata nuk investojnë shumë në skuadër.

“Do të dëshiroja që ta bënte këtë, por do të them jo. Mendojë që City do të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm dhe mendojë që Pep Guardiola do ta forcojë këtë skuadër edhe më shumë”, ka thënë ish mesfushori i Arsenalit.

“Nuk e shoh që ata do ti sfidojnë ata. Top katër do të jetë më rëndësi për Arsenalin. Nëse ata kthehen në Ligën e Kampionëve për mua do të ishte një sezon shumë i suksesshëm”.

“Derisa nuk ka investime masive, të njëjta më të Cityt, ata kurrë nuk do ta fitojnë ligën. City do të blejë përsëri lojtarë të mëdhenj. Nëse tek ata do të rri Pep Guardiola do të shihni që skuadra e tyre do të përmirësohet për çdo muaj dhe fitimi i titullit në Angli do të ishte i vështirë për të gjithë jo vetëm për Arsenalin”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat