Shaqiri dhe “provokacija” e radhës për serbët

Futboll

Shaqiri dhe “provokacija” e radhës për serbët

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:45
Xherdan Shaqiri

Serbët dëshmojnë edhe njëherë se e kanë humbur arsyen. Ata e konsiderojnë provokim çdo veprim të dikujt që e njeh shtetësinë dhe simbolet e Kosovës, madje edhe kur bëhet fjalë për vetë shqiptarët që jetojnë në vendet tjera.

Së fundi janë inatosur me Xherdan Shaqirin, i cili e ka publikuar një fotografi ku shihen këpucët me të cilët do të luajë në Kupën e Botës të këtij viti, ku Zvicra është në të njëjtin grup me Serbinë.

Image

“Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili është i lindur në Gjilan të Koosvës dhe aktualisht luan te Stoke City do t’i provokojë lojtarët tanë në Kupën e Botës. Në njërën këpucë ai e ka vendosur flamurin e Kosovës, ndërsa në tjetrën atë të ‘ashtuquajturës Republika e Kosovës’. Të kujtojmë se përveç tij, për Zvicrën luajnë edhe pesë shqiptarë tjerë”, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat