Zidane flet për herë të fundit para finales me Liverpoolin

Futboll

Zidane flet për herë të fundit para finales me Liverpoolin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 19:25
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është deklaruar për herë të fundit para finales së madhe me Liverpool, që Real Madrid e zhvillon nesër në Kiev me fillim nga ora 20:45.

“Është bërë shumë punë dhe ka talent në këtë skuadër. Për të arritur në finale nuk ishte e lehtë. Jemi të kënaqur që jemi sërish në finale”, ka deklaruar Zidane.

“Duke parë historinë e klubit, çfarë po bëjmë ne tani është diçka e bukur. Jetoj për këtë. Është pasioni im. Jam konkurrues dhe më pëlqen të konkurrojë”.

“Prapa gjithë kësaj pune, nuk jam veç unë por edhe lojtarët gjithashtu. Kur keni dëshirë të punoni dhe jeni në Real Madrid, mund të arrihet ajo që kemi arritur”.

“Kam shumë respekt për Kloppin, ajo që ai ka arritur në futboll është fenomenale. Kam shumë shumë respekt për të, nuk mund të them nëse jemi të ngjashëm, sepse secili trajneri është i ndryshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat