Këto janë ndeshjet finale në Champions League nga viti 1955-2017!

Futboll

Këto janë ndeshjet finale në Champions League nga viti 1955-2017!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2018 Në ora: 19:20
Ilustrim

Pritet me emocione finalja e madhe e Champions League, mes dy skuadrave me renome botërore Real Madridit dhe Liverpoolit. Finalja e çmendur do të zhvillohet nesër (20.45) në stadiumin  “NSC Olimpiyskiy” në Kiev të Ukrainës, që ka kapacitetin 70,050 ulëse.  Real Madridi që ka në petkun e saj futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, synon fitore dhe të futen në histori, si skuadra e vetme deri me tash që fitojnë tri herë rresht Champions League, që prej se ekziston ky format nga viti 1992. Ndërkaq, Liverpooli është më i motivuar se kurrë dhe pretendon trofeun, që nuk e ka fituar nga viti 2005. Mohamed Salah, është futbollisti më i mirë në petkun e skuadrës së Liverpoolit dhe së bashku me Sadio Manen e Roberto Firminon janë kërcënimi më i madh për Realin.

Ronaldo prinë në listën e shënuesve me 15 gola, duke lënë pas Salah e Firmino me nga 10 gola, pastaj Mane me 9 sosh. Fizioterapeuti i Liverpoolit, Ruben Pons ka konfirmuar se Mohamed Salah nuk do të agjërojë në ditën e finales. Me 25 shkurt të vitit 2009, Reali si vendas humbi me 1:0 nga Liverpooli, ndërsa në takimin e kthimit me 10 mars pësoi debakël me 4:0, në kuadër të tetës së finales së Champions League. 

Në vitin 2014, me 22 tetor Liverpolli si vendas pësoi fiasko me 3:0 nga Reali, ndërsa me 11 nëntor në Madrid u mund me 1:0, në kuadër të grupit B. Reali kishte kaluar grupin, Liverpooli qe eliminuar. Në fakt, Reali dhe Liverpooli janë takuar në finalen e madhe para 27 viteve përkatësisht me 27 maj të vitit 1981. Në finalen e asaj kohe, që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, para 48,360 shikues, Liverpooli kishte fituar me rezultat 1:0 kundër Liverpoolit. Autor i golit ka qenë Alan Kennedy pikërisht në minutën e 82-të. Liverpooli synon ta përsëris atë sukses ndaj Realit në vitin 1981, kurse madrilenët përgatitën për një hakmarrje të humbjes së asaj finaleje të madhe. Real Madridi deri me tash ka fituar 12 herë Champions League, kurse Liverpooli pesë herë.  

Finalet e Champions League

1955/56 Real Madrid - Reims 4:3

1956-57 Real Madrid-Fiorentina     2:0

1957-58 Real Madrid - Milan  3:2 pas vazhdimeve

1958-59 Real Madrid-Reims   2:0

1959-60 Real Madrid-Eintracht F.  7:3

1960-61 Benfica-Barcelona     3:2

1961-62 Benfica-Real Madrid 5:3

1962-63 Milan-Benfica    2:1

1963-64 Inter-Real Madrid     3:1

1964-65 Inter-Benfica     1:0

1965-66 Real Madrid-Partizani (B) 2:1

1966-67 Celtic-Interi       2:1

1967-68 Manchester Utd-Benfica   4:1

1968-69 Milan-Ajax 4:1

1969-70 Feyenoord-Celtic       2:1

1970-71   Ajax-Panathinaikos  2:0

1971-72 Ajax-Interi 2:0

1972-73 Ajax-Juventusi   1:0

1973-74 Bayern-Atletico (M)   1:1  

1973-74 Atletico (M) - Bayern 0:4

1974-75 Bayern-Leeds    2:0

1975-76 Bayern - St. Etienne  1:0

1976-77 Liverpool-Mönchengladbach    3:1

1977-78 Liverpool-Club Brugge      1:0

1978-79 Nottingem Forest - Malmo        1:0

1979-80 Nottingem Forest-Hamburg      1:0

1980-81 Liverpool-Real Madrid      1:0

1981-82 Aston Villa-Bayern    1:0

1982-83 Hamburg-Juventusi   1:0

1983-84 Roma-Liverpol  1:1 (2:4 me penallti)

1984-85 Juventusi-Liverpool   1:0

1985-86 Steaua-Barcelona       0:0 (2:0 me penallti)

1986-87 Bayerni-Porto    0:2

1987-88 PSV-Benfica      0:0 (6:5 me penallti)

1988-89 Steaua-Milani     0:4

1989-90 Milan-Benfica    1:0

1990-91 Cërvena Zvezda-Marseille 0:0 (5:3 me penallti)

1991-92 Sampdoria-Barcelona        0:1

1992-93 Marseille-Milan 1:0

1993-94 Milan-Barcelona        4:0

1994-95 Ajax-Milani        1:0

1995-96 Ajax-Juventusi   1:1 (2:4 me penallti)

1996-97 Dortmund-Juventusi  3:1

1997-98 Juventusi-Real Madridi      0:1

1998-99 Manchester Utd - Bayern  2:1

1999-00 Real Madrid - Valencia     3:0

2000-01 Bayern-Valencia        1:1 (5:4 me penallti)

2001-02 B. Leverkusen-Real Madrid      1:2

2002-03 Juventusi-Milani 0:0 (2:3 me penallti)

2003-04 Monaco-Porto   0:3

2004-05 Milani-Liverpool       3:3 (2:3 me penallti)

2005-06 Barcelona-Arsenali    2:1

2006-07 Milani-Liverpool       2:1  

2007-08 Manchester Utd-Chelsea   1:1 (6:5 me penallti)

2008-09 Barcelona-Manchester Utd       2:0

2009-10 Bayerni-Interi    0:2

2010-11 Barcelona-Manchester Utd       3:1

2011-12 Bayerni-Chelsea        1:1 (3:4 me penallti)

2012-2013 Dortmund-Bayerni        1:2

2013-14 Real Madrid - Atletico       4:1 pas vazhdimeve

2014-15 Juventusi-Barcelona   1:3

2015-2016 Real Madrid - Atletico M. 1:1 (5:3 me penallti)

2016-17 Juventusi-Real Madrid       1:4

2017-18 Real Madrid – Liverpool?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat