Fjalët e Klopp para finales me Real Madridin

Futboll

Fjalët e Klopp para finales me Real Madridin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:30
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është shfaqur në konferencën e fundit para finales së nesërme. Trajneri gjerman si zakonisht ka qenë i matur në intervistat e tij. Klopp ka deklaruar se është më shumë se kurrë i bindur për sukses dhe se këtë e ka ndarë edhe me lojtarët e tij.

“Finalja e Champions League është gjë e madhe. E kam përgatitur skuadrën si kurrë me shumë. Jemi shumë të qetë, por edhe të etur për sukses. Askush se ka pritur që do të jemi këtu, por ja që jemi sepse emri jonë është Liverpool. Ky klub e ka ADN për garim në ambiciet madhore. Gjasata janë 50-50, këtë e dinë edhe Real Madridi. Ju pata thënë lojtarëve kur fillova punën këtu se unë jam përgjegjës për humbjet, ndërsa lojtarët për fitoret. Nuk kemi çfarë të humbasim, jemi bërë gati që nesër mbrëma të festojmë” ka thënë Klopp.

I pyetur për agjerimin e mundshëm të Salah, Klopp ka qenë i qetë.

“Religjioni është çështje private. Ju garantoj se gjithçka është mirë. Mohamed është plot energji” ka thënë gjermani.

Sa i përket kundërshtarit, Klopp ka qenë përplot lëvdata për madrilenët.

“Zidane është një nga pesë lojtarët më të mirë të gjitha kohërave në futboll. Ai mund ta fitoj për të tretën herë Ligën e Kampionëve sepse po bën punë të madhe. Skuadra e tij punon sikur orë zvicëriane” ka thënë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat