Ronaldo “injoron” egjiptianin

Futboll

Ronaldo “injoron” egjiptianin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 16:22
Ronaldo

Ronaldo apo Salah? Salah apo Ronaldo? Është refreni që do të dëgjojmë minimalisht deri nesër në orën 20:45, kur në stadiumin “Olimpik” të Kievit të shkelmohet topi i parë i finales së Championsit mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Prozhektorët do të jenë dy prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni. Sulmuesi egjiptian është krahasuar shpesh me Kristianon dhe Mesin.

Por portugezi, që është pyetur vazhdimisht për kërcënimin që i vjen nga 25- vjeçari, flet për herë të parë për krahasimin mes tyre dhe thotë se ai nuk mund të krahasohet me asnjë futbollist. “Ne jemi krejtësisht të ndryshëm. Njerëzit duan të më krahasojnë me lojtarë të tjerë, por unë jam i ndryshëm nga çdokush. Edhe ai është i ndryshëm. Ai luan me të majtën unë me të djathtën. Unë jam shtatlartë, ai është pak më i shkurtër. Unë godas me kokë. Salah është i ndryshëm, por dua të them se ai ka bërë një sezon fantastik në Champions, por të shohim të shtunën”.

FANELLA 33-vjeçari shpreson që t’i tregojë botës edhe një herë muskujt e tij në finale, duke hequr fanellën në rast se do të shënojë në portën e Liverpulit. Për herë të parë ai zbulon pse feston në këtë mënyrë dhe tregon se për një gjë të tillë e nxit edhe e fejuara e tij, Georgina Rodrigez. Festimi i tij “Siiii” kopjohet në mbarë botën, i shoqëruar me heqjen e bluzës, pavarësisht rrezikut që sjell ndëshkimi me karton të verdhë: “E dashura ime më thotë se jam një djalë i nxehtë. Festa ime është si flokët. Njerëzit thonë: ‘Pse nuk i pret flokët? I ke shumë keq’. Por ky është floku im natyral. Ai më sjell fat. Pse t’i pres tani nëse më sjellin fat? Lëri ashtu siç janë”, thotë për programin “El Chiringuito de Jugones”. Dhe për festën që ai e provoi për herë të parë kundër Çelsit në “International Champions Cup” në gusht 2013, thotë se nuk ka ndërmend ta ndryshojë: “Njerëzit nuk e dinë ende sesi ta thonë. Nuk është “Suuuuu”, por “Siiii”.

EVAZIONI FISKAL Sulmuesi u bë pjesë e hetimeve për evazion fiskal nga autoritetet fiskale spanjolle verën e shkuar, diçka që portugezi nuk e priti aspak mirë, madje kërcënoi se do të rikthehej në Angli. Ai u ndal të tregonte një episod mjaft interesant, kur policia i bëri një vizitë gjatë kohës kur po pushonte në jahtin e tij në Formentera. “Ka mijëra barka në Formentera dhe policia me kamera u ngjit në më të voglën, atë të Kristiano Ronaldos. Vrasës ishim ne, apo çfarë? Unë u ngjita sipër dhe pyeta: ‘Çfarë po ndodh këtu?’. Ata mbanin armë dhe kamera. Më zemëroi, por çfarë të bësh?” CR7 beson se ai do ta fitojë betejën ligjore me fiskun spanjoll: “E vetmja gjë për të cilën nuk ka një zgjidhje është vdekja. Gjithçka tjetër e ka një zgjidhje. Ndodhin gjëra të pandershme, por s’ke çfarë bën. Spanja kujdeset për mua. Por tani për tani unë nuk mendoj për asgjë tjetër. Fokusi im është vetëm te finalja e Ligës së Kampioneve”. Salah apo Ronaldo? Është refreni që do të dëgjojmë minimalisht deri nesër në orën 20:45, kur në stadiumin “Olimpik” të Kievit të shkelmohet topi i parë i finales së Championsit mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Prozhektorët do të jenë dy prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni. Sulmuesi egjiptian është krahasuar shpesh me Kristianon dhe Mesi. Por portugezi, që është pyetur vazhdimisht për kërcënimin që i vjen nga 25- vjeçari, flet për herë të parë për krahasimin mes tyre dhe thotë se ai nuk mund të krahasohet me asnjë futbollist. “Ne jemi krejtësisht të ndryshëm. Njerëzit duan të më krahasojnë me lojtarë të tjerë, por unë jam i ndryshëm nga çdokush. Edhe ai është i ndryshëm. Ai luan me të majtën unë me të djathtën. Unë jam shtatlartë, ai është pak më i shkurtër. Unë godas me kokë. Salah është i ndryshëm, por dua të them se ai ka bërë një sezon fantastik në Champions, por të shohim të shtunën”. 33-vjeçari shpreson që t’i tregojë botës edhe një herë muskujt e tij në finale, duke hequr fanellën në rast se do të shënojë në portën e Liverpulit. Për herë të parë ai zbulon pse feston në këtë mënyrë dhe tregon se për një gjë të tillë e nxit edhe e fejuara e tij, Georgina Rodrigez. Festimi i tij “Siiii” kopjohet në mbarë botën, i shoqëruar me heqjen e bluzës, pavarësisht rrezikut që sjell ndëshkimi me karton të verdhë: “E dashura ime më thotë se jam një djalë i nxehtë. Festa ime është si flokët. Njerëzit thonë: ‘Pse nuk i pret flokët? I ke shumë keq’. Por ky është floku im natyral. Ai më sjell fat. Pse t’i pres tani nëse më sjellin fat? Lëri ashtu siç janë”, thotë për programin “El Chiringuito de Jugones”. Dhe për festën që ai e provoi për herë të parë kundër Çelsit në “International Champions Cup” në gusht 2013, thotë se nuk ka ndërmend ta ndryshojë: “Njerëzit nuk e dinë ende sesi ta thonë. Nuk është “Suuuuu”, por “Siiii”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat