Salah: Ndihem krenar për krahasimet me Messin dhe Ronaldon

Futboll

Salah: Ndihem krenar për krahasimet me Messin dhe Ronaldon

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:50
Messi, Salah dhe Ronaldo

Asi i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka pranuar se ndihet shumë mirë që njerëzit e krahasojnë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon këtë sezon.
Anësori 25-vjeçar ka gëzuar një sezon të jashtëzakonshëm debutues me skuadrën e Jurgen Kloppit, i cili do të përmbyllet të shtunën mbrëma me finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Salah ka thyer rekord të ri sa i përket golave brenda një sezoni në Premierligë, duke i realizuar 32 sosh në 36 ndeshje, si dhe ka qenë njëri prej sensacioneve të vitit të kaluar.

“Ndihem shumë mirë për rekordet”, ka thënë Salah.

Ai ka shtuar: “Të gjithë flasin për Ronaldon dhe Messin sepse ata e kanë mbajtur këtë nivel për 13 apo 15 vite, prandaj jam krenar që e shoh se më krahasojnë me ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat