Asensio: Më pëlqen Neymar dhe i pëlqen të gjithë ekipit

Futboll

Asensio: Më pëlqen Neymar dhe i pëlqen të gjithë ekipit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:06
Marco Asensio

Marco Asensio kaloi nëpër mikrofonat e El Primer Palo në programin esRadio në të cilën përvec finales së nesërme ndaj Liverpoolit u pyet edhe për Neymar, dëshirën e vjetër të presidentit Perez.

”Më pëlqen Neymar, po. Në ekipet që ka qëndruar ka treguar se është në një nivel të madh, është shumë i mirë në nivel botëror. Natyrisht se më pëlqen mua dhe të gjithë ekipit.”, ishin fjalët e talentit Madrilen rreth lojtarit Brazilian.

Ndërsa sa i përket lidhjes me të nëse e transferon Madridi ai shtoi: ”Të mirët kuptohen. Mendoj se do të kuptohem me të. Unë kam aftësinë të kuptoj njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat