Ekipi ideal i shqiptarëve të Maqedonisë

Futboll

Ekipi ideal i shqiptarëve të Maqedonisë

Nga: Safet Ademi Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:51
Përbërja më e mirë

Kampionatet kombëtare përfunduan edhe për këtë sezon dhe është momenti më i përshtatshëm për ta zgjedhur ekipin ideal të saj. Alsat -M, bëri përzgjedhjen e ekipit ideal të shqiptarëve nga Maqedonia, në të cilin  sigurisht dominon Shkëndija, me tre përfaqësues, pas triumfit  të dyfishtë në futbollin vendor. Vlerën më të madhe të futbollistëve shqiptar prej 28 milionë euro e ka Shkodran Mustafi.

Pas përfundimit të kampionateve kombëtare në futboll, kemi bërë përzgjedhjen e ekipit ideal të shqiptarëve nga Maqedonia, në të cilin  sigurisht dominon Shkëndija, me tre përfaqësues, pas triumfit  të dyfishtë në futbollin vendor.  Përzgjedhja e ekipit ideal të shqiptarëve të Maqedonisë, u bë në baza të paraqitjeve të tyre në sezonin e fundit si dhe nga vlera e futbollistëve në tregun botëror.  La Liga, dominon në këtë përzgjedhje pasi dy nga shtatë legjionarët  luajnë në Spanjë. Në Zvicër luajnë dy  dhe po aq luajnë edhe në ishull por kampionate të ndryshme. Ekipi ideal i shqiptarëve të Maqedonisë, në fushën e lojës do vendosej në sistemin 4:3:3.

Kjo skuadër në fushën e lojës do të drejtohej nga Shkodran Mustafi i Arsenalit, i cili edhe do mbante shiritin e kapitenit.  Në portë do ishte gardiani Shkupit, Zendeli. Në mbrojtje do luanin Riza Durmishi i BetisiT, Musliu i Shkëndijës, Mustafi si dhe Besir Demiri i Mariupol. Në mesfushë do të luanin Ademi i Dinamo Zagrebit, Bardhi i Levantes  dhe Hasani i Shkëndijës. Po ashtu edhe në sulm do kishim tre futbollist – Alioski i Lids United pastaj krye-golashënuesi i kampionatit të Maqedonisë, Ibraimi me 23 gola si dhe Xhemaili i Bolonjës.

Në pankinën e ekipit ideal të shqiptarëve të Maqedonisë, do të ishin ulur – Bekim Rexhepi i Shkëndijës, Admir Mehmedi – Volfsburg, Naser Aliji – Entela, Pajtim Kasami – Sion, Taulant Seferi – Vohlen, Valmir Nafiu – Renova si dhe Nehar Sadiku – Rabotniçki.

Trajner i këtij ekipi ideal gjithsesi se do ishte Qatip Osmani, i cili me skuadrën e tij arriti të fitojë dy trofetë e futbollit vendor.

4:3:3

Zendeli

Durmishi  Musliu  Mustafi  Demiri

Ademi Bardhi Hasani

Xhemaili Ibraimi Alioski

Trajner: Qatip Osmani

Pankina

Bekim Rexhepi

Admir Mehmedi

Naser Aliji

Pajtim Kasami

Taulant Seferi

Valmir Nafiu

Nehar Sadiku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat