Shaqiri largohet apo jo nga Stoke?

Futboll

Shaqiri largohet apo jo nga Stoke?

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:59
Shaqiri largohet apo jo nga Stoke?

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka konfirmuar se tashmë është e qartë dhe jo fshehtësi se ai do të largohet nga skuadra e Stoke City, pas rënies nga Premier League. “Nuk është më fshehtësi, të gjithë e dinë se do të largohem. Ende gjithçka është e hapur. I besoj vëllait tim dhe këshilltarëve të mi për këtë çështje. Ata do të përkujdesen për gjithçka.

Jam i qetë sepse do të më informojnë me kohë”, ka thënë Shaqiri për ‘20minute’. I pyetur rreth thashethemeve se Tottenham dhe Roma e kërkojnë, ai tha: “Ta themi kështu: nuk përjashtoj asgjë. Por, do të doja të qëndroja në Angli. Premier League më përshtatet. Pse? Sepse është liga më e mirë me lojtarët më të mirë. E thjeshtë është”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat