Klopp ka një porosi për Ronaldon

Futboll

Klopp ka një porosi për Ronaldon

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:37
Klopp

Jurgen Klopp e ka gati planin për të ndalur portugezin nesër. “Cristiano Ronaldo nuk duhet ta prekë topin. Reali ka 11 lojtarë klasi, por ai mund të shënojë nëse ka topin, kështu që do përpiqemi që kjo të mos ndodhë.

Do të përballemi me një prej skuadrave me më shumë eksperiencë në Champions, por në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi trajneri i Liverpoolit për programin televiziv spanjoll “El Golazo de Gol”. “Unë ndiej përgjegjësi, por jo presion. Është një shans për një klub të madh si Liverpooli. Ne duam të shkruajmë historinë”. Ai thotë se nuk është i shqetësuar për Salahun, i cili po agjëron: “Ai është shumë mirë fizikisht, është një djalë fantastik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat