Fenomeni parashikon rezultatin e finales së nesërme

Futboll

Fenomeni parashikon rezultatin e finales së nesërme

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:03
Ronaldo (fenomeni)

Ronaldo (fenomeni) ka dhënë një intervistë për mikrofonat e El Partidazo de Cope në të cilën ka diskutuar për tema të ndryshme rreth finales së nesërme.

Finalja”Rezultati im është 3-2 për Madridin. Nëse ata fitojnë finalen do të jetë një histori. Jam shumë optimist, ka pasur dyshime gjatë këtij viti por Real Madridi u bashkua dhe kanë arritur dicka historike.”

Startuesit në finale:”Nuk më brengos se kush luan. Bale i rrezikshëm, dhe është kthyer në formë. Zidane ka mundësi të shumta: Isco, Asenso…”

A do të jetë në Kiev?”Nuk do të shkojë në Kiev. Kam punuar shumë këto ditë dhe jam në pushime. Do t’a shikojë finalen në shtëpi me disa miq.”

A mund të luajnë bashkë Cristiano dhe Neymar?”Cristiano dhe Neymar janë të përshtatshëm, natyrisht. Dy lojtarë të mirë, më të mirë se bashku. Nëse Neymar vendos të largohet atëherë Real Madridi duhet të jetë i kujdesshëm për t’a marrë atë. Një lojtarë nëse vendos të largohet, askush nuk mund t’a ndalë, kjo ka ndodhur me mua, por nuk e di nëse është kështu.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat