Ronaldo: E dua Salahun pasi është si Messi

Futboll

Ronaldo: E dua Salahun pasi është si Messi

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:30
Mohamed Salah dhe Lionel Mess

Braziliani Ronaldo i njohur si “Fenomeni”, ka bërë një krahasim mes Mohamed Salah dhe Lionel Messi.

Real Madridi është në kërkim të trofeut të tretë rresht në Ligën e Kampionëve dhe të katërtit në pesë vitet e fundit.

Ish-ylli i kësaj skuadre, Ronaldo, është i bindur se madrilenët do të triumfojnë të shtunën, por ka folur edhe për krahasimet që janë bërë kohëve të fundit për të dhe yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

“E dua shumë Salahun. Është një lojtar i jashtëzakonshëm me shumë kualitete”, ka thënë Ronaldo.

“Ai ngjan shumë me Messin. Së fundmi kam lexuar që Salah kishte deklaruar që unë kam qenë inspirim për të dhe kjo më ka gëzuar”.

“Në finale mendoj se Reali do të triumfojë 3:2”, ka përfunduar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat