Shqiptari që vjen nga akademia e Barcelonës

Futboll

Shqiptari që vjen nga akademia e Barcelonës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:41
Ivan Balliu

Ivan Balliu duket gjithmonë e më larg Metz. Skuadra e tij përfundoi e fundit në Ligën e Parë franceze.  Balliu ka një përgatitje shumë të mirë për sa i përket historikut të tij, pasi ai vjen nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia.

Për të interesohen shumë skuadra, ndërmjet tyre edhe Girona nga LA Liga spanjolle. Girona e mbylli kampionatin në vendin e 10-të dhe mbrojtësi shihet si një përforcim i mirë për klubin.

Mundësitë janë reale që 26-vjeçari Balliu, pjesë e kombëtares sonë, mund të rikthehet shumë shpejt në Spanjë. Ofertë konkretë nuk ka, por mediat në vendin Iberik raportojnë se ai është në krye të listës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat