Emery kërkon dy yjet e Serie -A për t’a përforcuar Arsenalin

Futboll

Emery kërkon dy yjet e Serie -A për t’a përforcuar Arsenalin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:52
Unai Emery

Arsenali po vështron mesfushorin e Romës Lorenzo Pellegrini ose Dennis Praet të Sampdorias.

Reprezentuesi italian mbush 22 vite muajin e ardhshëm dhe doli përmes akademisë së tyre të të rinjve, por kaloi sezonet 2015 deri në 2017 në Sassuolo.

Këtë sezon, Pellegrini kontribuoi me tre gola dhe pesë asistime në 37 ndeshje, të cilat e ndihmuan Romën të përfundojë e treta në Serie A dhe të arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas Sky Sport Italia, Arsenali dhe menaxheri i tyre i ri, Unai Emery, kanë vendosur pikëpamjet e tyre tek Pellegrini për sezonin e ardhshëm.

Ai ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 30 milion euro, por Gunners mund të përpiqen të negociojë një marrëveshje.

Alternativa për Pellegrinin është gjithashtu në Serie A, pasi Arsenal dhe Juventus janë të dy duke kërkuar talentin belg të Sampdorias Praet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat