Osmani: Bashkimi i dy titujve për fund ideal të sezonit

Futboll

Osmani: Bashkimi i dy titujve për fund ideal të sezonit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:59
Osmani: Bashkimi i dy titujve për fund ideal të sezonit

Shkëndija nga Tetova të mërkurën në mbrëmje i vuri vulën sezonit më të suksesshëm në historinë e klubit, kur me fitoren 3:0 përballë Pelisterit në finalen e Kupës së Maqedonisë, bashkoi dy trofetë e futbollit vendor. Kampion më bindës në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe fitues i Kupës i konfirmojnë kuqezinjtë si dominues absolut në sezonin garues 2017/2018 dhe me këtë padyshim se janë të kënaqur të gjithë në familjen e madhe kuqezi, përfshi edhe trajnerin Qatip Osmani. Në prononcimin e tij pas finales së Kupës me Pelisterin, shefi i stafit teknik ka faturuar suksesin në llogari të të gjithëve në KF Shkëndija, duke potencuar se merita më e madhe është e futbollistëve. Osmani, tha: “Bashkimi i dy titujve për fund ideal të sezonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat