UEFA zgjedh stadiumet e finaleve

Futboll

UEFA zgjedh stadiumet e finaleve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:50
Pamje e një stadiumi

Asociacioni më i lart i futbollit evropian, UEFA, ka zgjedh stadiumet e finaleve të Kupave Evropiane. Ndërsa stadiumi më i madh në Shqipëri, ‘Arena Kombëtare’ është ende në fazën e ndërtimit, UEFA nuk ka kohë të presë për të përzgjedhur stadiumet ku do të luhen finalet e sezonit 2019-2020. Kështu Superkupa e Evropës, që ishte edhe synimi kryesor për drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të luhet në Portugali në “Estadio Dragao”.

Në garë për këtë finale përveç Shqipërisë ishin “Dinamo Stadium’ në Bjellorusi, me 2 mijë vende më pak se stadium ynë kombëtar, “Olympic Stadium” në Helsinki të Finlandës, Allianz Riviera në Nice të Francës, “Sammy Ofer Stadium” në Haifa të Izraelit,  “Central Stadium” në Almaty të Kazakistanit, “Windsor Park” në Belfast të Irlandës së Veriut dhe “Estadio do Dragao” në Portugali, që ishte edhe më i madhi nga kapaciteti, me 50,033 vende. Ndërkohë që duhen edhe dy ditë nga finalja e vitit 2018, qeveria evropiane e futbollit ka përzgjedhur stadiumin ‘Olimpic Ataturk’ për finalen e Champions League të edicionit 2019/2020. Ky stadium ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe është stadiumi ku Liverpool arriti të fitonte finalen me Milanin në edicionin 2004/2005. Finalja e edicionit 2018-2019 ndërkohë është përcaktuar më parë të luhet në Wanda Metropolitana në Madrid. Finalja e Europa League 2019-2020 është përcaktuar për t’u luajtur në Gdansk të Polonisë, në stadiumin ‘Gdansk Arena’, finalja e 2018-2019 është përcaktuar më parë të luhet në Baku Olimpic Stadium, në Azerbajxhan. Këto janë vendimet e asociacionit më të lart të futbollit evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat