Reagon FSHF: Dolëm të 3-tët, do të provojmë sërish

Futboll

Reagon FSHF: Dolëm të 3-tët, do të provojmë sërish

Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:58
Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me refuzimin serish të kandidaturës nga UEFA duke thënë se këtë herë “Arena Kombëtare” ishte renditur e treta sipas sistemit të pikëzimit, por pa arritur të fitojë të drejtën e pritjes së këtij eventi. FSHF thekson se ashtu si për Superkupën e 2019-ës, edhe këtë herë garoi me një projekt, pasi stadiumi është ende në ndërtim e sipër.

Federata shprehet se vitin e ardhshëm do të aplikojë sërish, për Superkupën e vitit 2021, këtë herë me një stadium të përfunduar dhe të inauguruar, çka do të rritë shanset për të fituar të drejtën e pritjes së këtij eventi.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Shqipëria vlerësohet për iniciativën e saj të dytë për organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2020, por nuk ka mundur dot ta sigurojë atë edhe në kandidimin e këtij edicioni, UEFA zgjedh stadiumin “Dragão” të Portos. Verdikti më i fundit i KE së UEFA-s nuk ka qenë në favor të kandidaturës së FSHF për “Arenën Kombëtare”.

Sidoqoftë, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksimale për predispozicionin intensiv për organizimin e një finaleje të tillë. Kështu në raport me aplikimin e një viti më parë janë evidentuar përmirësime të dukshme, dhe në përfundim të vlerësimit të kandidaturës së “Arena Kombëtare”, në pikësim është pozicionuar në tre vendet e para, duke mbetur një kandidate potenciale për më tej. Kandidaturat zyrtare për finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020 ishin respektivisht stadiumet:

1.Shqipëria, Tiranë, Arena Kombëtare
2.Bjellorusi, Minsk, Dinamo Stadium
3.Finlandë, Helsinki, Helsinki Olympic Stadium
4.Francë, Nicë, Grand Stade de Nice
5.Izrael, Haifa, Sami Ofer
6.Kazakistan, Almati, Almaty Central Stadium
7.Moldavi, Kishinjev, Zimbru Stadium
8.Irlanda e Veriut, Belfast, Ëindsor Park
9.Portugali, Porto, Dragão 
Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në kandidimin e këtij viti sërish konkuronte me një projekt, pasi “Arena Kombëtare” është ende në ngritje e sipër, në një kohë që impiantet e tjera kanë kohë që mirëpresin ndeshje futbolli.

Duke qenë koshientë për një fakt të tillë sërish FSHF vendosi të ishte pjesë e kandidimit, duke plotësuar në kohë të gjithë skedulin e dokumentacionit të kërkuar, për organizimin e një eventi të tillë. Sidoqoftë, “Arena Kombëtare” do të hapë dyert në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do të jetë sërish një kandidate për të mikpritur skuadrat kampione të Europës në një finale Superkupe.

FSHF është shumë e angazhuar që të sjellë në kryeqytet një event të tillë dhe për këtë sërish do të futet në garën e marrjes së organizimit të finales, për edicionet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat