Largohet ylli i Napolit

Futboll

Largohet ylli i Napolit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:28
Marek Hamsik

Serie A rrezikon të humbasë një nga thesaret e kampionatit.

Marek Hamsik i Napolit mesa duket po mendon për një transferim jashtë shtetit. Ai ka që prej vitit 2007 që luan te Napoli.

Por koha e tij në qytetin e bukur të Napolit mund të jetë drejt fundit.

“Mbase vjen një moment, kur rrugët tona duhet të ndahen. Do të kisha shumë dëshirë të provoja diçka të re,” shprehet Napoli për gazetën sllovake “Pravda”.

Interesi për të duket të jetë i madh, sidomos në Kinë. Aty ai mund të fitonte 10 milionë euro në sezon.

“Interesi i tyre është serioz, por negociatat nuk janë aq të thjeshta,” shrephet babai i Hamsik, Richard. Tre klube thuhet të kenë bërë oferta.

“Problemi është se merkato kryesore e Kinës është në dimër. Pra pyetja është se kur mund të shkojë në Kinë ai. Klubet kanë ide të ndryshme,” vijon i ati.

“Një tjetër problem është që klubet kineze kanë një vend të limituar për legjionarët. Gjithsesi mundësitë që ai të shkojë në Kinë janë të mira.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat