Ribashkim Sanches-Ancelotti te Napoli?

Futboll

Ribashkim Sanches-Ancelotti te Napoli?

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:12
Sanches dhe Ancelotti

Sipas italianes Gazzetta dello Sport, Ancelotti pritet të prezantohem më 1 korrik si trajneri i ri i Napolit, por që tani ka filluar të mendojë për merkaton.

Sipas gazetës, ai kërkon të ribashkohet me lojtarin që ka stërvitur te Bayern Munich, Renato Sanches.

Ancelotti ka qenë trajneri i parë i Sanches te bavarezët, kur portugezi u transferua për 35 milionë euro nga Benfica në Munich.

Por ai nuk i arriti pritshmëritë. Verën e kaluar ai u huazua te Swansea City, ku bëri një sezon të dobët, me Swansea që ra nga kategoria.

Tani bëhet fjalë për të ardhmen e afërt të talentit. Rikthim te Bayern apo një tjetër huazim? Te Napoli të paktën do të gjente një të njohur nga koha e Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat