Ventura mund të kthehet përsëri në stolin e trajnerit, e kërkon Udinese

Futboll

Ventura mund të kthehet përsëri në stolin e trajnerit, e kërkon Udinese

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:10
Gianpiero Ventura

Gianpiero Ventura është në kontakte me klubin nga Friuli.

Një aventurë negative me Kombëtaren italiane, të cilën nuk arriti ta kualifikonte në Botëror, ka bërë që Gianpiero Ventura të jetë një prej njerëzve më të urryer në Itali, 

Mirëpo ai mund të rikthehet sërish në drejtim të një skuadre. 70-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e Udineses, të cilët mendojnë t’ia besojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm pikërisht Venturas, që shihet si kandidatura ideale për të zëvendësuar në stol Igor Tudor.

Ventura që së fundmi në Serie A ka drejtuar Torinon pëlqehet shumë edhe nga Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat