Nga Emre Can te Morata, Marotta zbardh merkaton e Juventusit

Futboll

Nga Emre Can te Morata, Marotta zbardh merkaton e Juventusit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:10
Morata dhe Marotta

Giuseppe Marotta është i angazhuar tashmë në tregun e transferimeve. Drejtori i përgjithshëm i Juventusit dha më shumë sqarime në këtë drejtim: “Emre Can është çështje drejt mbylljes. Ai është tërheqës për shumë klube, por jam shumë optimist. Sapo të vendosë për të lënë Liverpool, unë mendoj se do të kemi një shans të madh. Brenda 10 ditëve, fatet e këtij operacioni mund të përcaktohen”.

Marotta konfirmon edhe interesin për dy lojtarë të kombinuar, që do të kenë stafetën e trashëgimtarit të Buffon në portën e Juventusit. Njëri është Szczesny, por një klub i madh, si Juventusi, duhet të ketë dy portierë. Perin i Genoa dhe një emër i lakmuar”. Dy fjalë edhe për Darmian: “Ai mund të jetë në mesin e lojtarëve që po kërkojmë, është gjithashtu italian. Thelbi ynë i fortë në merkato është që të marrim lojtarë, të cilët duhet të veshin edhe fanellën blu të kombëtares”.

Drejtori bardhezi mohoi zërat për një rikthim të mundshëm të Pogba dhe blerjen e Milinkoviç Saviç: “Duke marrë parasysh edhe vlerat e tregut, nuk kemi asnjë sipërmarrje në këtë rrugë. Skuadra jonë është konkurruese për ata që janë qëllimet tona. Pogba? Pavarësisht nga dashuria që ndien për ne, ai ka vlera transferimi dhe angazhimi larg parametrave tonë të sensit të përbashkët”.

I vështirë duket edhe rikthimi i Morata: “Ne jemi të kënaqur që ata, të cilët u larguan, ruajnë një kujtim të madh për Juventusin. Por, përtej kësaj, të tillë zëra janë vetëm thashetheme dhe unë dua t’i mohoj. Sulmi ynë? Mandzukic do të jetë ende një lojtar i Juventusit. Higuain ka bërë shumë mirë dhe ne jemi shumë të kënaqur me të. Douglas Costa me siguri do të shpengohet dhe do të qëndrojë me ne. Pozita e Dybala është mjaft e përcaktuar, ai është një lojtar, mbi të cilin kemi vënë aq shumë besim. Jemi shumë të kënaqur me të. Nga këndvështrimi kontraktual, megjithatë, vitin e kaluar gjithçka u përcaktua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat