Deschamps: Griezmann do ta vendosë të ardhmen e tij para Botërorit

Futboll

Deschamps: Griezmann do ta vendosë të ardhmen e tij para Botërorit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:05
Didier Deschamps

Pasiguria në lidhje me të ardhmen e Griezmann ka arritur, gjithashtu, në ekipin kombëtar francez. Vendimi i menjëhershëm i lojtarit është në buzët e secilit. Gjithashtu, në atë të trajnerit të tij, Didier Deschamps.

Trajneri francez tha në një konferencë shtypi se ai nuk është i shqetësuar për situatën e lojtarit të Atletico Madrid. “Kjo nuk do të ndikojë tek Antoine, ai më ka thënë se do ta zbulojë të ardhmen e tij para Kupës së Botës. Dhe do ta bëjë këtë, pastaj është vendimi i tij”, – thotë Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat