Mandzukiq nuk largohet nga Juve

Futboll

Mandzukiq nuk largohet nga Juve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:41
Mario Mandzukiq

Sulmuesi kroat do të mbetet pjesë e kampionit të Italisë.

Është përfolur shumë se Mario Mandzukiq do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Por sipas medieve italiane, vetë futbollisti ia ka bërë me dije trajnerit Massimiliano Allegri se ai dëshiron të qëndrojë edhe më tutje me bardhezinjtë, pasi edhe ky i fundit ka konfirmuar që nuk do të largohet nga Torino.

Mandzukiq ka kontratë me Juven deri në vitin 2020, ndërsa për të ka shprehur interesim klubi turk Besiktas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat