Atletico Madrid zbulon fanellat e reja

Futboll

Atletico Madrid zbulon fanellat e reja

Më: 24 maj 2018 Në ora: 13:05
Ilustrim

Atletico Madrid sot ka zbuluar dizajnin e fanellës së re për sezonin e ri, nëpërmjet një imazhi, në të cilën Saul Niguez, Diego Costa dhe Lucas Hernandez paraqiten me moton “ndjenjë e pakrahasueshme”.

Është e habitshme pse lojtari kryesor i skuadrës së trajnerit Diego Simeone mungon në këtë prezantim. E kemi fjalën për sulmuesin francez, Antoine Griezmann, kështu që rriten zërat për marshimin e tij të mundshëm drejt Barcelonës.

Image

“Fanella për sezonin e ardhshëm paraqet ngjyrat tona kuq e bardhë, me vija karakteristike, me detaje blu në pjesën e poshtme. Këtë herë, çorapet janë të kuqe, ndërsa pantallonat mbajnë blunë klasike. Në unifromë nuk mungon edhe një flamur spanjoll, përfaqësues i vendit tonë”, – shpjegon Atlético Madrid në faqen e vet të internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat